E Shtunë, 31 Tetor 2026

Laporta drejt doreheqjes

Mbledhja e Juntes drejtuese te Barcelones duhej te ishte kryer sot, por klima dhe tensioni ne rritje dhe lajmi i dhene nga "Sport" rreth doreheqjes se mundshme te Joan Laportes, i kane bere gjerat te marrin tatepjeten. Keshtu, nga ora 22 deri ne 3 te mengjesit te djeshem, 17 nga 18 kreret drejtues jane mbledhur bashke me Laporten ne seli. I vetmi qe mungonte ishte Alfonso Godall, nje nga zevendes presidentet, personazh qe mban anen e numrit nje aktual te Barces. Zyrtarisht, ky takim ne mes te nates shpjegohet lehtesisht. Duke pare mbledhjen, eshte folur gjate pse drejtuesit jane ndare ne mes, ky gjysma duan largimin e Laportes dhe pjesa tjeter jo. Nese presidenti do te largohej, priten te hapen pista te reja per merkaton. Ata qe do te vinin do te kishin ide te tjera per Ronaldinjon (Laporta kerkon ta shese) dhe Etone (qe e ka rrethuar indiferenca). Keshtu, do te ndryshonte dhe pista per zevendesin e kamerunasit, Adebajorin, i cili do te kishte vetem nje bleres te mundshem, Milanin e Berluskonit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›