E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bollano më kërkoi tabela në greqisht

Në seancën e radhës në ngarkim të kreut të Bashkisë Himarë, Vasil Bollano, i cili akuzohet për shpërdorim detyre, dëshmuan dje tre nga katër dëshmitarët e thirrur nga akuza: administratori i firmës AGE & Co, Gojart Laci, drejtori i Drejtorisë Rajonale të Rrugëve, Saimir Haxhiu, si dhe një nga ekspertët e Drejtorisë së Rrugëve, i cili e ka ndjekur nga afër projektin e tabelave të sinjalistikës, Artur Sule.

VLORË - Në seancën e radhës në ngarkim të kreut të Bashkisë Himarë, Vasil Bollano, i cili akuzohet për “shpërdorim detyre”, dëshmuan dje tre nga katër dëshmitarët e thirrur nga akuza: administratori i firmës “AGE & Co”, Gojart Laci, drejtori i Drejtorisë Rajonale të Rrugëve, Saimir Haxhiu, si dhe një nga ekspertët e Drejtorisë së Rrugëve, i cili e ka ndjekur nga afër projektin e tabelave të sinjalistikës, Artur Sule.

Dëshmitari i katërt i thirrur nga Sokol Malaj, prokurori i Vlorës, Aleko Dede, shef i Policisë Bashkiake të Himarës, nuk është paraqitur në gjykatë, ndaj u la që ai të dëgjohet në seancën e radhës, më 15 korrik. Gojart Laci tha se projekti për vendosjen e tabelave ka nisur në shtator 2007, ku ishin përcaktuar tabela turistike përgjatë gjithë bregdetit. Sipas tij, gjatë zbatimit të projektit kanë qenë punonjës të Policisë Bashkiake, që kanë kërkuar mosvendosjen e këtyre tabela të shkruara në shqip dhe anglisht në këtë zonë. “Bollano më kërkoi që tabelat të shkruheshin edhe në greqisht, me pretendimin se do t’i shërbenin komunitetit”, tha ai, duke shtuar se nuk kishte pranuar, pasi projekti parashikonte tabela vetëm në shqip e greqisht. Eksperti i rrugëve, Artur Sule, tha se projekti është zbatuar me korrektësi, ndërsa Artur Sule, drejtor i Rrugëve, tha se drejtoria e tij nuk ka pasur lidhje me projektin në fjalë, pasi ai është tenderuar nga Ministria e Transporteve dhe zbatuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve. Avokati mbrojtës i kryebashkiakut Bollano, Petraq Curri, tha se firma e ndërtimit në fjalë nuk ka pasur leje për vendosjen e këtyre tabelave, leje kjo që duhej marrë nga Bashkia e Himarës.  J. Xhaferi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›