E Diel, 1 Nëntor 2026

Huffington Post: “Të luftosh korrupsionin në Shqipëri, Superman ku je?”

"Të luftosh korrupsionin në Shqipëri, Superman ku je?”.
Me këtë titull e hap artikullin e saj, agjencia e njohur ‘Huffington Post’ e cila i bën një analizë zhvillimeve politike dhe ekonomike në vendin tonë.
Kryeministri zgjedhur i Shqipërisë, Edi Rama ka trashëguar një qeveri dhe një vend në buzë të një gremine financiare dhe sociale shkruan kjo agjenci online sipas të cilës, Partia Demokratike, parti që humbi zgjedhjet zbrazi financat e shtetit, forcoi lidhjet mes qeverise dhe mafias dhe krijoi një shtet të sunduar nga kjo forcë politike.
“Për të mbushur shpejt arkat e varfëruara te vendit dhe për të tërhequr investimet shumë të nevojshme ndërkombëtare, Rama e ka bërë luftën kundër korrupsionit përparësinë kryesore të tij. Por nëse Rama nuk ka veshur kostumin e kuq të Supermanit atëherë atij vërtet i nevojitet ndihma nga ana e qeverive të tjera. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian ku Shqipëria aspiron të anetarësohet duhet të bashkojnë zërin kundër korrupsionit duke u përfshirë në mënyrë aktive. Ata nuk duhet të sillen si nxitës tifozësh në bankinat e stadiumeve duke kërkuar një qeverisje të mirë, por duke bashkuar forcat për t’i prerë tentakulat mafias shqiptare”, citon analisti Fron Nahzi.

Por deri ku shtrihen keto tentakula? Kështu shtron pyetjen ‘Huffington Post’. Sipas kesaj agjencie një sërë raportesh i lidhin liderët politike të vendit me tregtinë e lëndëve narkotike, trafikun e qenieve njerëzore, bixhozit, ndërtimeve të paligjshme etj. Sipas ketij artikulli është vlerësuar se Shqipëria po humbet 300 milion $ në të ardhurat tatimore në vit vetëm për falsifikim të paligjshëm të karburantit. Për të zgjidhur këtë nyje, Rama ka nevoje për ndihmë. Reformat e guximshme kërkojnë mbështetje të fortë ndërkombëtare dhe kritika të publikut nëse këto reforma ngadalasohën. Sipas Huffington Post, Shqipëria nuk ka nevojë per superheronje. Ajo ka nevojë për nëpunës të përkushtuar që i binden ligjit në të mirë të përmirësimit të jetës së qytetarëve. Për fat të keq, kjo mund të arrihet vetëm nëse Rama mund të çlirojë Shqipërinë nga kthetrat e krimit të organizuar. Kjo është e mundur me ndihmën e miqve perfundon artikullin e saj ‘Huffington Post’.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›