E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hugh Hefner: Një lojë me letra, sesa seks

Themeluesi i Playboy, pasaniku 85-vjeçar do të zgjidhte të bënte një lojë me letra sesa të bënte seks me një femër. Kjo deklaratë shokuese e Hugh Hefner, vjen në një kohë kur dhe ndarjet nga bjondet janë jo të pakta. Në qoftëse do të bënim një rezyme më të fundit të lidhjeve të tij, do të përmëndnim Crystal Harris, Shera Bechard,  ku e cilësoi si një nga lepurushet më të mira në Playboy, etj.

Në një intervistë dhënë kohët e fundit, pronari i “Playboy”, pranoi se lojërat në tavolinë si kartat apo domino, e kanë tërhequr atë shumë.

Ndërsa gëzon një marrëdhënie të shëndetshme me dy të fejuarat e tij zyrtare, Shera Bechard, 28 vjeç dhe Sophie Berglund, 24-vjeç,  ai tha se të hënën i pëlqen të shohë filmat e vjetër në TV, të martën të luaj me miket e tij domino. Të mërkurën zgjedh një tjëtër lojë me letra, ndërsa të enjten dhe të premten një darkë  me filma të tjerë në TV.

Në të vërtetë, të gjithë këtë ritëm të ngadaltë dhe me pak variacione të jetës, u konfirmuan nga e dashura e tij 28-vjeçare Shera.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›