E Shtunë, 31 Tetor 2026

Torta 70-vjeçare shitet për 525 dollarë

Për qëlllime bamirësie është shitur në një ankand torta më e vjetër në botë në shtetin amerikan Ohajo, e cila daton 70-vjet më parë.

Shifra nuk ka qënë mjaftë e lartë për këtë tortë unike, por ama blerësi anonim ka paguar nga xhepi i tij plot 525 dollarë.

Duke iu referuar gazetës Hafington Post, ëmbëlsira e cila është është gatuar gjatë Luftës së Dytë Botërore,  ka ende formën falë paketimit hermetik që ka pasur.

Ëmbësira e cila është gatuar në vitin 1941 e kanë gjetur rastësisht menaxheri i një dyqani, gjatë rinovimit të bodrumit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›