E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festa e fundvitit, Vasili: Bluzat e bardha të jenë në gatishmëri

 Afrimi i festës së Vitit të Ri dhe virozat e stinës janë dy arsyet e takimit të ministrit të Shëndetësisë me shefat e shërbimeve në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza në Tiranë.

Ministri Petrit Vasili u ka kërkuar bluzave të bardha të jenë në gatishmëri për urgjencat e ditëve të festës, por edhe për virozat që vijnë si pasojë e temperaturave të ulëta.

Vasili është ndalur edhe në vëmendjen ndaj të sëmurëve kronikë, të moshuarve dhe fëmijëve, si kontingjentet që preken më lehtë nga virozat e stinës. Gjithashtu, në cilësinë e mjekut, Vasili rekomandoi të bëhet kujdes sidomos me përdorimin e fishekzjarrëve dhe konsumimin e alkoolit gjatë ditëve të festës.

“Të sëmurët kronikë të mos largojnë vëmendjen nga shëndeti i tyre. Kujdesi duhet të jetë e njëjtë pavarësisht nëse është festë. Një kujdes të veçantë duhet të tregojnë edhe të rinjtë që frekuentojnë jetën e natës, por edhe në përdorimin e fishekzjarrëve pasi ngjarjet e pakëndshme mund të shkaktojë trauma të parikuperueshme. Përkujdesje duhet të tregojnë edhe të moshuarit që të marrin barnat që kanë dhe të mos e teprojnë me pijen për festa. Kujdes fëmijët dhe të moshuarit pasi moti i ftohtë mund të ndikojë tek shëndeti i tyre,  është shprehur numri një i Shëndetësisë gjatë takimit.

G.N. / Redaksia Online

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›