Hugo Çavez: Izraelit i duhen vendosur sanksione
Presidenti i Venezuelës theksoi, se tani nuk diskutohet më nëse izraelitët duan të shfarosin palestinezët, kur ata po e bëjnë hapur një gjë të tillë. Hugo Çavez, i cili sapo përfundoi një tur në Lindjen e Mesme dhe vendet arabe, i kundërshtoi pretendimet e Izraelit se sulmi në Gaza ishte një përgjigje ndaj sulmit me raketa të grupit Hamas.
"Çfarë ishte tjetër veç gjenocid? ... Izraeli po kërkonte një precedent për të shfarosur palestinezët. ", deklaroi Çavez për gazetën franceze “Le Fİgaro”, duke shtuar se Izraelit i duheshin vendosur sanksione.
Izraeli nisi një ofensivë ushtarake kundër Rripit të Gazës më 27 dhjetor të vitit 2008 me argumentin se po përpiqej të ndalonte sulmet me raketa nga Hamasi. Sulmi tokësor, detar dhe ajror zgjati 22 ditë dhe sipas burimeve mjekësore shkaktoi rreth 1300 të vdekur në radhët e civilëve palestinezëve.
Çavez deklaroi se ai njeh të drejtën e Izraelit për të ekzistuar, si për të gjitha vendet, por Izraeli duhet të respektojë të drejtën e popullit palestinez për të vetëvendosur. Presidenti venezuelian deklaroi më tej se kërkonte më shumë qartësi nga politika e jashtme e Shteteve të Bashkuara.