E Diel, 1 Nëntor 2026

Anëtarësimi i Bosnjes në NATO shihet pozitivisht

"Anëtarësimi në NATO do të përforconte bashkëpunimin e vendeve fqinje dhe do të forconte stabilitetin e brendshëm të vendit", vlerësoi Inzko në një intervistë për gazetën vjeneze "Die Presse".
     
Përsa i takon plotësimit të kushteve për futjen e Bosnje-Hercegovinës në Schengen, Inzko tha se "boshnjakët në kohën e Titos kanë udhëtuar lirshëm dhe paradoks është fakti se tani, që janë të pavarur dhe jetojnë në demokraci, nuk munden".
     
"Nga ana tjetër mendoj se të gjitha vendet ballkanike duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë. Të gjitha vendet duhet të plotësojnë kushte të caktuara. Bosnjes iu dhanë 174 kushte, prej të cilave plotësoi rreth 150. Ajo që mungon është dhënia e pasaportave biometrike", theksoi diplomati austriak.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›