E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dade: Të bëhet transparenca e votave

Ndryshe nga herët e tjera, ku në paraqitjen publike dilte vetë kreu i partisë, kësaj here kërkesa është bërë nga sekretarja për Marrëdhëniet me Jashtë në PS dhe njëkohësisht deputetja Arta Dade, e cila theksoi se "shqiptarët e meritojnë transparencën e procesit zgjedhor edhe si qytetarë të një vendi të NATO-s dhe një vendi që aspiron për në BE". Dade shtoi se "vjedhja e votës, korrupsioni elektoral dhe mungesa e transparencës rreth procesit zgjedhor në Shqipëri duhet të marrë fund dhe kjo do të bëhet vetëm përmes hapjes së kutive që mbajnë peng mandatet e vërteta të të zgjedhurve nga populli".

“Kërkesa e Partisë Socialiste është ligjore dhe konform detyrimit për transparencë ndaj publikut dhe ndaj votuesve shqiptarë, si edhe në linjë me konstatimin e vëzhguesve ndërkombëtarë që në një të tretën e zonave zgjedhore procesi i numërimit është kryer keq ose shumë keq. Sali Berisha duhet t’u shpjegojë shqiptarëve arsyen e vërtetë të këmbënguljes për të penguar hapjen e kutive e për të bërë transparencën e materialeve zgjedhore në ato zona që ne kemi kërkuar rinumërim. Shqiptarët e meritojnë transparencën për zgjedhjet edhe si qytetarë të një vendi anëtar të NATO-s dhe që aspiron integrimin në Bashkimin Evropian”, tha Dade për mediat.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›