Iran, Musavi: Arrestimet do nxisin incidente më të rënda
Shefi i opozitës iraniane, Mir Hossein Moussavi, dënoi sot arrestimin e disa opozitarëve, duke shprehur shqetësimin për "incidente të ardhshme akoma më të rënda", në një komunikatë të botuar në faqen e tij të internetit Kaleme. Alireza Beheshti, një bashkëpunëtor i afërt i Moussavi, kandidat i moderuar i mundur në zgjedhjet presidenciale të 12 qershorit dhe Morteza Alviri, ish-kryetar i bashkisë së Teheranit dhe bashkëpunëtor i kandidatit reformator Mehdi Karoubi, u arrestuan sot, sipas faqeve në internet të opozitës. "Arrestimi i njerëzve si Beheshti tregon se duhen pritur incidente akoma më të rënda", deklaroi Moussavi. "Ditë të rrezikshme kemi përpara", shtoi ai. "Ata janë në burg, ndërkohë që përgjegjësit për krimet e kohëve të fundit (të kryera kundër manifestuesve dhe të burgosurve) janë të lirë", tha më tej ai.
Ai u kërkoi gjithashtu simpatizantëve të tij "të ruanin qetësinë" dhe të shmangnin "provokimet".
Ai u kërkoi gjithashtu simpatizantëve të tij "të ruanin qetësinë" dhe të shmangnin "provokimet".