INZKO: Anëtarësimi në NATO, ndihmë për Bosnje-Hercegovinën
Përfaqësuesi i lartë i komunitetit ndërkombëtar në
Bosnje-Hercegovinë, Valentin Inzko deklaroi se anëtarësimi në NATOs, që do të duhet të jetë më shpejt nga ai në BE, do të thotë shumë për Bosnje-Hercegovinën. "Anëtarësimi në NATO do të përforconte bashkëpunimin e vendeve fqinje dhe do të forconte stabilitetin e brendshëm të vendit", vlerësoi Inzko. Përsa i takon plotësimit të kushteve për futjen e Bosnje-Hercegovinës në Schengen, Inzko tha se "boshnjakët në kohën e Titos kanë udhëtuar lirshëm dhe paradoks është fakti se tani, që janë të pavarur dhe jetojnë në demokraci, nuk munden".
"Nga ana tjetër mendoj se të gjitha vendet ballkanike duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë. Të gjitha vendet duhet të plotësojnë kushte të caktuara. Bosnjes iu dhanë 174 kushte, prej të cilave plotësoi rreth 150. Ajo që mungon është dhënia e pasaportave biometrike", theksoi diplomati austriak.