Hugo Chavez Jam sheruar perfundimisht nga tumori
Presidenti venezuelian, Hugo Chavez, deklaroi pas rikthimit ne vend se pas vizitave mjekësore në Kubë është shëruar përfundimisht nga një tumor që e goditi më parë gjatë vitit
Presidenti venezuelian, Hugo Chavez, deklaroi pas rikthimit ne vend se pas vizitave mjekësore në Kubë është shëruar përfundimisht nga një tumor që e goditi më parë gjatë vitit.
Njeriu që ka drejtuar Venezuelën për vite me radhe, i është nënshtruar më parë katër cikleve të kimioterapisë, ndërsa një mjek deklaroi se pavarësisht pretendimeve, Chavez ka në rastin më të mirë edhe dy vjet jetë.
”Gjithçka shkoi në mënyrë perfekte dhe testimet mjekësore treguan se unë kam një shëndet të shkëlqyer”, deklaroi presidenti përpara gazetarëve.
“Jam shëruar nga sëmundja. Një Chavez i ri është rikthyer dhe ai ka ndërmend të jetojë gjatë”.
Rikthimi i udhëheqësit 57-vjeçar nga Kuba u trajtua si një ngjarje madhore në vend, duke u transmetuar drejtpërsëdrejti nga televizionet dhe radiot.
Chavez thotë se sëmundja e tij nuk do ta pengojë që të rikandidojë dhe të fitojë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
Politika e Chavez-it është bazuar gjerësisht në shtetëzimin e ekonomisë venezueliane, nëpërmjet eliminimit të konçensioneve të huaja dhe vendosjes së rregullave të forta për operimin në tregun e vendit amerikano-jugor.
Ndonëse konsiderohet si një hero nga shumë njerëz të varfër në vend, me nivelin e jetesës së tyre që është përmirësuar ndjeshëm gjatë drejtimit të Chavez, ekspertët e kritikojnë për dëshirën e vendosjes së një regjimi komunist të stilit kubanez.