Hillari Klinton mbërrin në Izrael

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, ka mbërritur sot në Izrael, ku do të takohet me zyrtarët e lartë të vendit, përfshirë edhe kryeministrin Benjamin Netanjahu.
Pritet që në agjendën e takimeve të saj do të dominojnë bisedimet paqësore izraelito – palestineze, ndryshimet në Egjipt, dhe programi atomik i Iranit.
Klinton viziton Izraelin pas qëndrimit dyditësh në Egjipt, ku ajo u takua presidentin e parë të zgjedhur në mënyrë demokratike, Muhamed Morsi, dhe ka shprehur mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për tranzicionin demokratik në Egjipt.
Ajo është takuar edhe me komandantin e lartë ushtarak, Mohamed Husein Tantavi, dhe ka kërkuar nga ushtria t`i kthehet më tepër rolit të sigurisë.
Zonja Klinton ishte edhe në rihapjen e konsullatës amerikane në qytetin-port Aleksandria, ku protestuesit e gjuajtën me domate dhe këpucë karvanin e saj.