Gjendet i vdekur djali i Silvester Stalone
Gjendet i vdekur në shtëpine e tij djali i aktorit të mirënjohur Silvester Stalone, Sage Stalone. Policia dhe avokati i aktorit 36 vjeçar dha shpjegime për mënyrën se si u gjet, ndërkohë që policia ka thënë se nuk u gjetën shenja dhune apo hyrje me forcë në shtëpi. Shefi i policisë së Los Angeles tha se i riu u gjet në shtëpinë e tij, ndërsa avokati i tij George Braunstein, tha se fillimisht u gjet nga pastruesja e shtëpisë.
Silvester Stalone, i cili ndodhet në turne për të promovuar filmin e tij të ri "Expandable 2”, u lajmërua nga policia.
“Silvester Stalone po përjeton momente të tmerrshme nga vdekja e djalit të tij”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga avokati i tij. Tashmë Silvester i gjendet pranë, nënës së Sage, Sashës, gruas së tij të parë.
Ende policia nuk ka dhënë asnje detaj për shkaqet e vdekjes, ndërsa sipas sajtit TMZ, që citon burime anonime, 36 vjeçari mund të ketë vdekur nga një overdozë medikamentesh.
Sage pati debutimin e tij të parë në kinematografi në moshën 14 vjeçare në Rocky 4, në rolin e Rocky J. Që prej atëherë ai ka luajtur në disa filma dhe po punonte për disa projekte.