E Shtunë, 31 Tetor 2026

Japoni, shkon në 26 numri i viktimave nga përmbytjet

Rritet bilanci i viktimave nga përmbytjet në Japoni. Autoritetet thonë se numri i viktimave ka shkuar në 26, ndërsa gjashtë të tjerë konsiderohen të zhdukur, pas vërshimeve në ishullin Kjushu të Japonisë.
 

Mijëra banorë ende mbeten të bllokuar nga rrëshqitjet e tokës, që ka shkaktuar mbylljen e rrugëve në hapësirat malore.
 

Ushtria japoneze ka dërguar ushqime me helikopterë për rajonet e goditura.
 

Agjencia Meteorologjike e Japonisë njoftoi se më e keqja ka kaluar, por për sot parashikoi shi dhe stuhi në disa rajone të vendit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›