E Shtunë, 31 Tetor 2026

Huliganizmi serb ne Itali

Nacionalizmi serb shfaqet ne toke asnjeanese ne Itali ne nje ndeshje futbolli ku sporti duhet te promovoje vlerat me te mira te bashkejeteses. UPDATE

Por ky nuk eshte me sport edhe pse do te ishte mire te flitej per eliminatoret e Euro 2012 por ne te vertete e marta e futbollit europian u shnderrua ne nje lsquoarene bishash ne Itali ashtu si i quajne mediat italiane huliganet serb te pranishem ne stadiumin e Xhenovas ku do te zhvillohej ndeshja mes Italise dhe Serbise. Tifozet qe ne kete rast ishin me shume pjese e paramilitareve te cilet e shnderruan atmosferen e ndeshjes ne nje shfaqe kafsherore me burime ultranacionaliste ballkanike.

Vetem 7 minuta zgjati takimi kohe e mjaftueshme kur lsquobisha pseudonimi i kryetarit te ketij grupi tifozesh nxorri flamurin shqiptar dhe i vuri zjarrin.

Perpjekja e lojtareve serb per ti qetesuar duke perdorur gjestet ultranacionaliste te pershendetjes me tregishta nuk ndikuan aspak. Ndeshja nuk duhej te zhvillohej thjesht ata donin te jepnin kete mesazh te barbaritetit te tyre. Brenda pak minutash stadiumi u boshatis nderkohe qe policia italiane ka nderhyre fort per te zbutur tifozet e egersuar serbe.

Pas ores 2 te mengjesit Ivan Bogdanov ose Ivani i tmerrshem njeriu me te zeza ai qe dogji flamurin shqiptar eshte arrestuar nga policia i gjetur i fshehur ne bagazhet e autobusit. Ndaj pjesetarit te grupit te tifozeve te Cervena Zvezdes se Beogradit rendojne 4 padi penale.

Ndersa huliganet serbe perfshire edhe Ivanin rrezikojne burgun ne Itali e Serbi ajo qe rrezikon kombetarja e Serbise eshte me e pakta humbja e ndeshjes ne tavoline 3-0.

Por investigimet nga UEFA kane filluar per masa me te rrepta qe mund te rrezikojne deri ne zhvillimin e ndeshjeve pa tifoze jashte Serbise apo deri ne ndeshkimin maksimal te perjashtimit nga aktivitetet sportive.

Vendimi per kete perfaqesuese do te merret nga UEFA ne mbledhjen e ardhshme me 28 tetor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›