E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liria synon kreun

Liria hoqi shumë derisa e siguroi mbijetesën në Superligë në sezonin e fundit. Kjo i ka detyruar krerët e klubit t’i përvjelin mëngët dhe ta konsolidojnë ekipin e tyre për edicionin e ri, për të mos u rrezikuar më. Andaj, prizrenasit tani ndihen shumë më të fortë, prandaj kreu i tabelës mbetet objektiv i tyre në kampionatin e ri.

Edicioni i fundit ishte më i keqi për Lirinë në dallim prej viteve të fundit. Skuadra prizrenase mezi e siguroi mbijetesën në Superligë, edhe atë krejt në fund të kampionatit, të cilin e përmbylli duke u pozicionuar në vendin e tetë, por me një diferencë të vogël pikësh me ekipet e larguara nga elita.

E ky përjetim i detyroi udhëheqësit e klubit mos të pushojnë shumë gjatë verës, por ta konsolidojnë më mirë Lirinë për edicionin e ri, për ta kaluar atë më të sigurt.

Kështu, prizrenasit fillimisht e emëruan trajner të ri Skënder Kaprën, e më pas i nisën me seriozitet të madh përgatitjet për sezonin e ri.

Njëherësh bardheiznjtë ia dolën t’i mbajnë shumicën e futbollistëve kryesorë, e njëkohësisht nisën të përforcohen. Fillimisht ata e rikthyen nga pensionimi Fitim Krushën, e më pas i rikthyen nga Vëllaznimi Agron Skerajn e Ardian Thaçin.

“Sivjet kemi punuar më me shumë seriozitet, si kryesia ashtu ne trajnerët dhe futbollistët. Përgatitjet po shkojnë mirë dhe mund të them se tashmë e kemi bërë një ekip kompakt, por deri në fillim të kampionatit duam ta komponojmë edhe më shumë skuadrën, sepse po punojmë me seriozitet dhe disiplinë. Lojtarët po angazhohen shumë”, tha trajneri i Lirisë Skënder Kapra.

“Nuk e kemi objektiv titullin e kampionit, por nuk duam as që të rrezikohemi, edhe atë në asnjë moment. Për t’iu shmangur kësaj, ne do të luftojmë për pjesën e epërme të tabelës”, shtoi Krapa, sipas të cilit, Lira e meriton që sivjet ta ketë një edicion të mirë, ngase ka cilësi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›