E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leonora, ndihmon dëshmorët

Nga Ardian Jasiqi më 21 qershor 2011 në ora 16:34

Kjo nuk është hera e parë. Këngëtarja Leonora Jakupi gjithmonë ka ditur që të jetë pranë ish-luftëtarëve të UÇK-së dhe familjeve të dëshmorëve në mënyra të ndryshme.

Qëllimmirë ishte edhe vizita që ajo ua bëri grevistëve të Këshillit të Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ku këngëtarja kishte marrë mundin që t’i vizitojë dhe të kalojë pak orë më ta. Ndryshe, edhe ajo vetë është bijë e dëshmorit, i cili u vra gjatë luftës në Kosovë.

“Absolutisht ka qenë një ide e imja dhe kam shkuar me vetëdëshirë. Ka qenë një vizitë shumë private dhe kështu kanë rastisur disa gazetarë që e kanë bërë një shkrim. Por, është një gjë që unë e kam bërë me vetëinciativë”, ka thënë Jakupi për gazetën Express.

Sipas saj, kjo nuk është hera e parë që këngëtarja u ka bërë vizita familjeve të ushtarëve dhe familjeve që janë preku nga lufta. “Unë shpesh u bëj vizita familjeve të dëshmorëve, por edhe ushtarëve. Është një gjest humanitar që unë e bëj, por assesi nuk e bëj që të dal në media, sepse konsideroj se nuk është e rëndësishme që gjëra të këtilla të bëhen publike. Ato i bëj për vete’.

Përpos këtyre vizitave, Jakupi ka thënë se është edhe në përgatitje të albumit të saj të ri, por edhe të një videoklipi. “Po, jam në përgatitje të albumit dhe besoj se do të realizoj një video gjatë muajit korrik, e cila do të realizohet në bashkëpunim me ndonjë produksion videoklipesh nga Kosova”.

Vazhdon të jetë beqare

Këngëtarja Leonora Jakupi, po ashtu, ka konfirmuar për Express se vazhdon të jetë beqare për momentin dhe nuk është në lidhje me dikë. “Po qëndroj ende beqare”, ka thënë këngëtarja, e cila paraqitet shumë enigmatike sa i përket lidhjeve të saj.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›