E Shtunë, 31 Tetor 2026

Human Rights Watch: Të hetohen trazirat në Kirgistan

Uashington, 21 prill, NOA Autoritetet e Kirgistanit duhet të hapin hetime për protestat e dhunshme që çuan në përmbysjen e presidentit Kurmanbek Bakiev, të cilat u shoqëruan me ngjarje tragjike dhe dhunë mbi protestuesit.

Një fakt të tillë e kanë bërë me dije drejtuesit e organizatës për të Drejtat e Njeriut, Human Rights Watch, sipas së cilës forcat e sigurisë dhe protestuesit vetë duhet të fajësohen për përshkallëzimin e konfliktit në vend.

Trazirat që pështjelluan situatën në Kirgistan gjatë datave 6-8 prill, u cilësuan prej Human Rights Uatch si incidenti më serioz i dhunës politike në këtë vend që nga pavarësia e tij, pasi rezultuan me të paktën 85 të vdekur.

n.e/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›