Britani/ Rihapen aeroportet, ulet avioni i parë pas 5 ditësh
është ulur avioni i parë që prej 5 ditësh në aeroportin e Londrës pak minuta nga heqja e bllokadës ajrore pas hirit të vullkanit islandez.
Avioni i kompanisë "British Airways", u nis prej Vankuverit për në aeroportin "Heathrow" të Londrës mes duartrokitjeve të të pranishmëve në terminal, të cilët ishin jo të paktë në numër si pasojë e bllokimit të qarkullimit ajror.
Ky ishte fluturimi i parë në Britaninë e Madhe pas 5 ditësh me qiej të boshatisur.
Ulja e avionit u krye 60 minuta nga hyrja në fuqi e vendimit të autoriteteve britanike për rihapjen e hapësirës ajrore për shërbimet civile.
Lajmi për rihapjen e aeroporteve, u njoftua të martën vonë nga ministri i transporteve Andrju Adonis. Ministri Adonis tha se "Aeroportet do të hapen edhe për të mundësuar linjat ajrore të vendosin rregull në oraret e tyre të fluturimit".