Poloni, sot pritet të shpallet data e zgjedhjeve

Ushtruesi i detyrës president i Polonisë, Bronislav Komorovski, sot duhet të caktojë datën e zgjedhjeve presidenciale.
Vendi e humbi presidentin Leh Kaçinski dhe dhjetëra zyrtarë të lartë në rrëzimin e aeroplanit në Rusinë lindore më 10 prill.
Sondazhet e opinionit tregojnë se Komorovski, kandidat presidencial i koalicionit qeverisës të kryeministrit Donald Tusk, mund t'i fitojë zgjedhjet që pritet të mbahen në qershor.