Human Rights Watch i ben thirrje Kryeministrit Sali Berisha te mos nderhyje ne procesin hetimor te 21 janarit
Organizata nderkombetare per te drejtat e njeriut Human Rights Watch thote se nevojiten hetime te pavarura lidhur me vrasjen e tre pjesemarresve ne protestat kunder qeverise me 21 janar ne Shqiperi.
Human Rights Watch i ka bere thirrje kryeministrit Sali Berisha te mos nderhyje ne ecurine e hetimeve.
Prokurorja e pergjithshme e Shqiperise Ina Rama ve ne dukje organizata e te drejtave te njeriut ka kerkuar arrestimin e gjashte pjesetareve te Gardes se Republikes lidhur me vrasjet e protestuesve. Zoti Berisha u kunderpergjigj duke e akuzuar zonjen Rama se po mbeshteste nje grusht shteti duke theksuar se arrestimet nuk do te kryheshin.
Nje zyrtar i Human Right Watch e ka cilesuar deklaraten e kryeministrit shqiptar si kercenim ndaj hetimit te pavarur te vrasjes se protestueve. Benjamin Ward nendrejtor per Evropen dhe Azine thote se te gjitha forcat politike duhet te lejojne prokurorine te zhvilloje hetimet e duhura lidhur me qendrimin e protestuesve dhe te forcave te sigurise.
Partite opozitare ne Shqiperi shton Human Rights Watch duhet te jene te kujdesshme te mos nxisin dhunen. Disa udheheqes te opozites kishin bere deklarata te ashpra kunder qeverise dhe kryeministrit Berisha para fillimit te protestes.
Deri me tash policia nuk ka zbatuar urdherin e Prokurores se Pergjithshme per arrestimin e gjashte pjesetareve te Gardes se Republikes perfshire komandantin dhe dy oficere te larte.
Sipas ligjit per te drejtat e njeriut thekson me tej Human Rights Watch forcat e rendit mund te perdorin forcen kunder demonstruesve te cilet ushtrojne dhune. Por perdorimi i forces dhe armeve te zjarrit lejohet vetem nese menyrat e tjera nuk jane te efektshme. Kur perdorin forcen organet e rendit duhet te tregojne vete-permbajtje dhe te veprojne ne menyre proporcionale me shkeljen. Po ashtu ne rast se ka viktima te shkaktuara nga perdorimi i armeve te zjarrit nga forcat e rendit ligji parashikon hetim te paanshem te shpejte dhe te efektshem per te vertetuar ne se vrasjet ishin ne perputhje me ligjin thekson nder te tjera ne deklaraten e saj organizata e te drejtave te njeriut Human Rights Watch.