I ftohti shkollat e kryeqytetit pa ngrohje
Ngrohja ne shkollat e Tiranës vazhdon të mbetet ende një problem. Nëse shumë prej tyre kanë të instaluar sistemin e kaldajës, në shumicën e kohës ajo nuk funksinon, pasi ato nuk furnizohen me naftë. Një problem të tillë, që prej muajit dhjetor ka shkolla 9-vjecare, "Lidhja e Prizrenit". Drejtoresha e kësaj shkolle, thotë se ka bërë disa herë kërkesa për furnizim pranë strukturave të bashkisë së Tiranës, por nuk marrë asnjë përgjigje zyrtare.
"Ka sistem ngrohje me kaldajë, i kemi rënë mbrapa cshtë e vërteta në rregullimin e problemeve që kanë pasur në funksionim. Ne nuk marrim furnizim rregullisht me naftë. Për sivjet unë kam marr veëm një furnizim 800 litra në mes të dhjetorit. Unë i kam njoftuar, i kam dërguar dhe shkresë zyrtare dhe mesazh sot se isha shumë shumë e revoltuar kur dëgjova -6 temperatura", thotë Eliada Sado, drejtoreshë e shkollës "Lidhja e Prizrenit".
E ndërsa temperaturat tashme kanë rënë nën zero, e vetmja zgjidhje për nxënësëit e kësaj shkolle, janë të vishen trashë ndërkohë që edhe ngrohja herë pas herë me ndonjë reflektor thotë drejtoresha, tolerohet vetëm për nxënësit e klasave të para. "Klasat e para i kanë toleruar mësueset të vënë ngrohës, megjithatë, dhe atë me frikë, sepse kur kanë qenë në shkollë tjetër kur vija ngrohës më merrte flakë shkolla. Këtu gjithmon me rezerva u kam thënë mësuesve", vijon Sado. Të njëjtin problem për mungesën e sistemit të ngrohjes, në Tiranë, ne konstatuam vetëm pak javë më parë, edhe ne shkollat e mesme, ndërkohë që edhe ne godinat e universiteteve ajo mungon.
Edlira Sulejmani