E Diel, 1 Nëntor 2026

Kantrimen Palet te rivleresojne dhe qetesojne situaten. Vendimi per proteste te premten i gabuar

Ne nje interviste per Zerin e Amerikes Zv/Ndihmes Sekretari i Shtetit per Evropen Tom Kantrimen u ben thirrje dy paleve ne Shqiperi te qetesojne situaten nga e cila ka vetem te humbur dhe nuk mund te kete fitues. Shtetet e Bashkuara thote zyrtari i larte amerikan jane te shqetesuara nga mundesia e perseritjes se dhunes.

Zoti Kantrimen e quan te gabuar vendimin e kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama per te vazhduar me planet per organizimin e nje proteste tjeter te premten.

Shtetet e Bashkuara thote ai do ta ndihmojne Shqiperine me hetimet e ngjarjeve te 21 janarit. Institucionet e pavarura ne Shqiperi thote ai jane te afta te bejne hetime te besueshme. Por udheheqesit politike duhet te heqin dore dhe te mos ti perdorin perpjekjet e prokuroreve si nje mjet politik.

Ky nuk eshte nje mjet per nje pale te godase tjetren. Partite duhet te mos perzihen por te bashkepunojne me prokurorine dhe te lejojne qe hetimet te vazhdojne thote zyrtari i larte amerikan.

Intervisten e plote me Zv/Ndihmes Sekretari i Shtetit per Evropen Tom Kantrimen ju ftojme ta ndiqni te merkuren ne programin Ditari ne oren 18.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›