E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pushojne rreshjet ulen temperaturat

Moti i kthjellët por i ftohtë, do të mbizotërojë në territorin e vendit, deri ditën e premte. Metereologët thonë se rreshjet e shiut do të rikthehen sërish, por ato nuk do të jenë të një intesiteti të lartë, ndërkohë që situata sinoptike, do të shoqërohet edhe nga rreshje dëbore, sasia e të cilave në këtë fillim jave ka qënë i lartë.

"Në fakt pritet që dita e premte të risjellë rreshjet sërish në territor. Ato do të jenë kryesisht të përqëndruara në qendër, jug dhe juglindje dhe do të jenë rreshje dëbore duke qenë se temperaturat do të jenë të ulëta. Në fakt do të thoja që problematike ka qenë kryesisht veri verlindja, duke filluar që nga B. Curri, Puka, Kukësi, Peshkopia, Dibra etj., ku rreshjet e dëborës në zonat malore kanë qenë dhe 70 cm", bën të ditur Lajda Porja, meteorologe.

Por moti me diell do të shoqërohet nga temperatura të ulta, të cilat në disa zona kanë shkuar deri nga -9 deri -11 grade celcius. "Ditën e sotme kemi patur një rënie të ndjeshme me 7 gradë në gjithë territorin, ku temperatura më e ulët është shënuar në zonat malore, -9 gradë celcius, në zona të vecanta dhe -11. Ndërkohë do të thoja që në këto temperatura të ftohta do të mbetemi deri të premten ku pritet dhe një rritje e ndjeshme e tyre", thotë Porja.

Problematike situata thonë meteorologët, do të jetë për drejtuesit e mjeteve në akse të ndryshme rrugore, në të cilat do të ketë prezencë të ngricave.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›