Permbytjet ne Shkoder llogariten demet
Ka nisur zyrtarisht puna e grupeve te eksperteve qe do bejne vleresimin e demeve te shkaktuara nga permbytjet.Secili grup vleresimi,nga nje per cdo njesi vendore,ka eksperte te ministrise se bujqesise,entit kombetar te banesave, urbanistikes dhe ALUIZNI-t, eksperte te tatim taksave si dhe inxhiniere teknike te cilet do te bejne vleresimin e demeve perkatesisht ne ekonomine bujqesore, banesat dhe orendite shtepiake, biznese si dhe veprave publike.
"Metodologjia që do të përdoret në të gjitha rastet, grupet e punës, do ti referohen metodologjisë që përshkruhen në Vendimin e Këshillit të Ministrave për evidentime dhe vlerësimin. Grupet do të veprojnë kompakt, jo më pak se tre persona. Grupet do të marrin vazhdimisht kontakt me organet e qeverisjes vendore. Me dokumentacionin që i është vënë në dispozicion do të veprojë në terren dhe do të bëjë vlersimin e dëmeve", tha Gjenovefa Kraja, eksperte Enti Kombetar i Banesave.
Bashkia e qytetit ofroi për grupet e punës te dhenat e mbledhura nga rajonet e kesaj njesie vendore,te cilet paraprakisht kane bere nje verifikim te demeve qe ne ditet e permbytjeve.
Bruna Gjoka