Humb jeten 44 vjeçari, pritet ekspertiza

Moti i ftohtë mund të jetë shkaku i gjendjes së një trupi të pajetë në qytetin e Korces duke shënuar kështu viktimën e parë. Ditën e sotme është gjendur pa jetë në banesën e tij shtetasi Maksi Lila, 44 vjeç ndërsa mësohet se ai vuante nga gjëndja depresive e njëkohësisht ishte përdorues alkoli.
Ndërkaq, nga të dhënat më të fundit mësohet se është ngritur grupi hetimor për të hetuar shkaqet e vdekjes. Sipas të dhënave të fundit mësohet se viktima jetonte i vetëm, dhe policia ka hedhur dyshimet se i ftohti mund të jetë shkaku i vdekjes se 44 vjecarit.