Ne gjendje te dehur, vret komshiun
Një konflik i vjetër për çështje pronash ka çuar në një grindje dhe më të hapur duke pasur dhe një viktimë në lagjen “Kadri Qystri” . Kjo është pasqyra e pergjithshme e një ngjarje të rëndë e cila ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në qytetin e Lushnjes ndërsa mësohet se shtetasi Maksim Gjermeni në gjendje të dehur ka shtene me nje automatik mbi komshiun e tij, shtetasin Themi Koci.
Në një lidhje telefonike për “Ora News”, korespodenti ynë nga Lushnja, konfirmoi se kjo ngjarje ka ndodhur për motive të dobëta ndërsa autori i këtij krimi të rëndë është vetëdorëzuar në polici.
Tashmë forca të shumta policie kanë mbërritur në vendgjarje, ku pritet që dëshmia e autorit të krimit të zbardhë edhe më shumë detaje nga ngjarja.