Tërhiqet Korea e Veriut, kërkon nisjen e bisedimeve me SHBA-të
Kore e Veriut- Pas kërcënimeve të bërë para pak kohësh duket se Korea e Veriut është duke kërkuar gjetjen e një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Mësohet se Komisioni Kombëtar i Mbrojtjes nëpërmjet një deklarate për mediat, shprehet i gatshëm të bisedojë me Uashingtonin për të siguruar paqen dhe sigurinë në rajon.
Pak kohë më parë sekretari amerikan i Shtetit John Kerry u ka bërë thirrje udhëheqësve të Koresë së Veriut për të “ardhur në tavolinë në një mënyrë të përgjegjshme” për t’i dhënë fund tensioneve rajonale.
Duke folur në Tokio, ndalesa e katërt dhe e fundit në turneun e tij aziatik, zoti Kerry ka paralajmëruar Korenë e Veriut se ajo rrezikon izolimin e mëtejshëm në qoftë se kërcënimet e saj do të vazhdojnë.
Ai ripohoi gjithashtu angazhimin e SHBA-ve për të mbrojtur aleatët e saj, duke përfshirë Japoninë.
Vendet që ai kishte vizituar ishin të bashkuara në kërkimin e denuclearizimit të gadishullit Korean, tha ai.
Muaj më parë pati kërcënime serioze nga Korea e Veriut, pas testeve të raketave bërthamore të kryera nga diktatori i saj.