E Shtunë, 31 Tetor 2026

Humb jetën në punë elektriçisti

Autori i Lajmit: red.
Kontakti me rrymën elektrike i ka marrë jetën një elektricisti në një fshat të Elbasanit. Ngjarja ndodhi paraditen e djeshme në fshatin Mirakë të Elbasanit, kur Petrit Kanani 58-vjeç me profesion elektricist ka gjetur vdekjen pas një kontakti me rrymën e tensionit të lartë. Në vendin e ngjarjes mbërritën oficerët e policisë për të zbardhur rrethanat e vdekjes së elektricistit. Burime nga policia bënë të ditur se bazuar në deklaratat e dëshmitarëve, Kanani po priste disa degë të një peme, kur sëpata ka prekur një tel të tensionit të lartë i cili përcillte energjinë elektrike. Sipas të njëjtave burime mësohet se për pasojë kontakti i ka sjellë vdekjen e menjëhershme elektricistit, ndaj të cilit ndihma e personave që ndodheshin në vendngjarje ka qenë e kotë. Ndërkohë trupi i pa jetë i 58-vjeçarit u transportua në morgun e spitalit për ekzaminime të mëtejshme. Eksepertiza mjekol-ligjore ka provuar se 58-vjeçari ka humbur jetën për shkak të rrymës elektrike. Trupi i pajetë iu është dorëzuar familjarëve menjëherë pas ekzaminimeve, bëjnë të ditur burime nga spitali.
Ky lajm është publikuar: 20/07/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›