FSHF pajton një kompani evropiane për menaxhimin e ndeshjeve
Autori i Lajmit: red.
Për herë të parë në historinë e futbollit shqiptar, FSHF kërkon të fusë në tregun tonë një mënyrë menaxhimi evropian të të drejtave televizive të Superligës dhe Kategorisë së Parë. Është kompania prestigjioze gjermane “UFA Sports”, pjesë e RTL Grup e cila ka propozuar një projekt për të menaxhuar të drejtën televizive dhe reklamat e kampionatit shqiptar të futbollit. “Kompania jonë ofron krijimin e një produksioni unik. E para është se ne nuk do të blejmë këto të drejta por thjesht i menaxhojmë ato në mënyrën më transparente ashtu sikurse jemi duke bërë me të drejtat e kombëtarës, dhe e dyta është se 300 mijë eurot që ne i ofrojmë në vit janë vetëm një garanci minimale. Nese nga menaxhimi i tyre do të nxjerrim më shumë, atëherë do të bëhet një ndarje prej 75 përqind në favor të klubeve, pra çdo euro më tepër do të ndahet në 75 përqind për klubet dhe vetëm 25 përqind për UFA sports, kompani e cila po ndërton një infrastrukturë të re në Shqipëri”, shprehet përfaqësuesi i UFA SPORTS GmgH, Konstantin Eleftheriadis. “Përveç kësaj ne duhet t u bëjmë të qartë klubeve se në këte projekt ekskluziviteti është si për kamerat ashtu dhe për reklamat. Kam besim se ky projekt do të funksionojë, gjë e cila mund të arrijë në shuma të mëdha, duke folur për mbi 1 milion euro për 3-4 vitet e ardhshme”, vijon ai. Sipas përfaqësuesit të kompanisë gjermane në Shqipëri, ky projekt i ri do të mbrojë të drejtat e të gjitha klubeve shqiptare. “Si fillim do të ngrihet një grup pune i cili do të përfaqësojë të gjithë klubet tek ne. Nuk ka asgjë të cilën do të doja t ua merrja klubeve dhe nuk ka asgjë që ne do të donim të vendosnim për ta pa miratimin e tyre. Klubet akoma do të kenë të drejtën për të thënë që jemi ose jo dakort me këtë marrëveshje. Nëse klubet duan ta shesin vetë këtë të drejtë, mund ta bëjnë, ndërkohë që unë jam këtu për ta bërë atë në rrugë profesionale, ku të fitojnë të gjithë qofshin këto klube të mëdha apo dhe të vogla. Mendoj se ky është çelësi i suksesit, një grup i bashkuar dhe është gjithçka e centralizuar, ashtu sikurse ndodh edhe në kampionatet evropiane. Kam shumë vite që punoj në Shqipëri dhe shoh fëmijë që veshin fanela dhe bëjnë tifo për skuadra të ndryshme evropiane dhe botërore. Qëllimi i këtij projekti është rigjallërimi i futbollit shqiptar, krijimi i pasionit dhe zhurmës pozitive të këtij sporti në Shqipëri”, përfundoi Eleftheriadis.
Ky lajm është publikuar: 18/07/2009