E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet trafikanti i drogës, në kërkim prej 6 muajsh

Autori i Lajmit: red.
Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga një shtetas të akuzuar për trafik të lëndëve narkotike. I arrestuari ka qenë në kërkim që kohë më parë, pas arrestimit të disa ortakëve të tij. Burimet zyrtare të policisë bëjnë me dije se, në vijimësi të operacionit të koduar “Qarku i Mbyllur”, të organizuar afro 6- muaj më parë nga specialistët e seksionit Kundër Narkotikëve, u realizua kapja dhe më pas arrestimi i bashkëpunëtorit tjetër të përfshirë në një rrjet shpërndarje dhe trafikimi të lëndëve narkotike, kryesisht lëndë e llojit Heroinë. Falë një hetimi intensiv 6- mujor i realizuar me metoda speciale të hetimit, u mundësua kapja në Vaqarr të Tiranës, e shtetasit Shkëlqim Mici, 43- vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. Arrestimi i tij u krye, bazuar në vendimin penal të datës 16.07.2009, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor si dhe ekzekutimin e urdhrit për masën e sigurisë “Arrest burg”, në ngarkim të këtij shtetasi. Dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit Kreshnik Halilaj, (tashmë i arrestuar me datë 11.03.2009 dhe Geinhald Hyseni, i shpallur në kërkim me vendim Gjykate), dyshohet se kanë kryer veprime të kundraligjshme të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”. Gjatë këtij operacioni policor, në momentin e ndërhyrjes, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: automjeti tip “Ford”, me targë TR 6244 H, një peshore elektronike dy celularë dhe karta telefoni.

Ky lajm është publikuar: 18/07/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›