“Stop” plehrave, Ismail Qemali në vend të Presidentit

Kryeministri Edi Rama, ka nisur punen me ndryshime te menjehershme. Kodi Etik për Këshillin e Ministrave, ndalimi i importit të plehrave dhe zëvendësimi i fotografisë së Presidentit me atë të Ismalil Qemalit në çdo institucion janë tre vendimet e para të marra nga qeveria e dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit.
Kabineti qeveritar nën drejtimin e Kryeministri Rama u mblodh mbrëmjen e djeshme, menjëherë pas betimin në selinë e Presidencës. Mbledhja e parë e zhvilluar me dyer të mbyllura zgjati rreth 30 minuta. Me zyrtarizimin e kabinetit të ri ndryshoi dhe faqja e re në internet e Kryeministrisë./Indeksonline/