E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, kapet 28 vjeçari i kërkuar për vrasje

 

FIER - Arrestohet një i ri i akuzuar për veprën penale të vrasjes së mbetur në tentativë. Pas kryerjes së aktit kriminal Klorenc Rrapushaj ishte larguar pa u ndaluar nga policia. Sot është bërë e ditur nga burime policore se  gjatë një operacioni të bluve të qytetit të Fierit është arrestuar 28-vjeçari Klorenc Rrapushaj. Arrestimi i tij ka ardhur me vendim të gjykatës së rrethit gjyqësor Fier. Pasi Rrapushaj në mars të 2008 ka goditur një shtetas emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga policia, në qytetin e Patosit. Megjithatë vrasja ka mbetur në tentative dhe është denoncuar pranë organeve përkatëse.L.Ç

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›