Humb jeten nje femije

Nje shtate vjecar humbi jeten ne spital pasi ishte aksidentuar nga nje motor. Ngjarja ndodhi ne në zonën e plazhit prane stacionit “Hekurudha” ne Durres kur femija Ermedin Zarbexhan nga Vushtria e Kosovës, po kalonte rrugën.
Fëmija u transportua menjëherë ne spital, por rreth dy ore me pas ai humbi jetën si pasoje e frakturave te renda ne trup dhe ne koke. Policia u vu ne kërkim te drejtuesit te motoçiklistit i cili ishte larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Mjeti i tij u gjet i braktisur ne një rruge dytësore dhe autori dyshohet te jete larguar me ndonjë makine te rastit.