U gjet i pajete ne lumin e Tiranes

Ka rezultuar vrasje, ngjarje e mbrëmjes së të enjtes, kur në afërsi të Tufinës u gjet trupi i pajetë i një 44-vjeçari. Sipas policisë Agron Fisniku, është vrarë gati një javë më parë nga prindërit, në banesën e tyre në Babrru. Më pas trupi është transportuar dhe hedhur në lumin e Tiranës, pranë Urës së Qerosës ku edhe u gjet.
Policia dyshoi që në momentin e gjetjes së kufomës për tre plagë në bark, të cilat pas ekspertizës rezultuan të ishin plagët vdekjeprurëse me thikë. Burimet thanë se është gjetur edhe thika në banesën e prindërve të Fisnikut. Ngjarja e ka zanafillën në një grindje banale, ndërkohë që për viktimën ka deklarime në polici se ishte i dhunshëm dhe me probleme psikike.