Masat e policise per zgjedhjet e 23 qershorit
Policia e Tiranës së bashku me OSBE kanë trajnuar 1644 efektivë policie për zgjedhjet. Drejtori Bernard Caushaj ka dhënë detaje rreth planit të masave të policisë së kryeqytetit.
Drejtori Caushaj garantoi se Strukturat e Policisë së Tiranës, për zbatimin e detyrave funksionale gjatë këtij procesi udhëhiqen nga profesionalizmi, korrektësia, objektiviteti, paanësia dhe respektimi rigoroz i ligjit.
Ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të denoncojnë veprimet e kundraligjshme, të individëve të veçantë, që pengojnë lirinë e tyre në ushtrimin e të drejtës së votës.