E Diel, 1 Nëntor 2026

Humb kontrollin e zetorit dhe bie në kanal, ndërron jetë 71-vjeçari në Lushnje

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm (11 maj) në fshatin Dushk të bashkisë Lushnje, ku një 71-vjeçar ka humbur jetën pasi mjeti bujqësor me të cilin po udhëtonte doli nga rruga dhe u përmbys në një kanal.

Viktima është identifikuar si H. Xh, i cili po lëvizte me një mjet bujqësor tip “zetor” me rimorkio drejt tokave të tij për të punuar.

Sipas informacionit paraprak, në një segment rruge me dishezë, 71-vjeçari dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin, duke përfunduar në kanalin anësor të rrugës. Përmbysja e traktorit i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Mësohet se i moshuari ndodhej i vetëm në mjet në momentin e aksidentit.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po kryen veprimet procedurale dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes për të përcaktuar shkaqet e aksidentit fatal.

Trupi i pajetë është transportuar në morgun e spitalit të Lushnjes, ku do t’i nënshtrohet ekzaminimit mjeko-ligjor. Paraprakisht dyshohet se aksidenti mund të jetë shkaktuar nga humbja e kontrollit për shkak të terrenit dhe rrugës bujqësore të shtruar me çakull, si edhe nga shpejtësia e mjetit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›