E Diel, 1 Nëntor 2026

Humb leket ne lojerat e fatit sulmon banken

BERAT - Humbet 300 mije leke ne lojerat e fatit sulmon Raiffeisen Bank. Policia e Beratit beri te ditur se arrestoi dje 33-vjecarin Leonard Merkaj nga Ura vajgurore. Rreth ores 0100 ai rezulton se ka dale nga nje lokal i lojerave te fatit ku kishte humbur 300 mije leke. Ne gjendje te renduar psikologjike i eshte drejtuar bankes duke sulmuar deren e saj me gure dhe me mjete te tjera te forta. Nuk eshte konfirmuar ende nese qellimi i te riut ishte grabitja apo vetem shkarkimi i gjendjes emocionale ne te cilen ndodhej. Por pamja ka vene ne alarm banken qendrore ne Berat e cila kishte instaluar kamerat edhe ne Uren Vajgurore dhe i survejonte ato ne sistem. Roja i bankes ka dhene menjehere alarmin ne polici te cilet shkuan ne vendngjarje por i dyshuari nderkohe ishte larguar. Nepermjet kamerave u be e mundur identifikimi i tij dhe arrestimi disa ore me pas. Mesohet se Merkaj ishte fshehur ne haurin e baneses se tij. d.xh

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›