Humb ne lojera fati, shkaterron makinerite
Korce- Humbet ne lojerat e fatit, shkaterron makinerite e pikes. Ngjarja ka ndodhur dy dite me pare ne zonen e Maliqit ne Korce, brenda pikes se lojerave sportive te fatit "Multi Games" dhe denoncimi eshte bere nga pergjegjesi i lokalit M. Doko., 41 vjec. Burime zyrtare thane se nen akuze pas ndalimit u vendos i dyshuari E. Gora, 31 vjec, banues ne fshatin Libonik te Korces. Ndaj tij u ngrit vepra penale e "shkaterrimit te prones". Sipas rrefimit te pergjegjesit te pikes, rreth ores 19:00 te se martes, Gora ka shkaterruar pas humbjes se lekeve ne loje aparatet elektronike, duke u demtuar dy kompjutere elektronike lojerash fati. Ne momentin e ngjarjes pergjegjesi ka deshmuar se ndodhej ne katin e dyte, kurse ne sallen e lojerave gjendej pikerisht i dyshuari 31 vjecar. Pas ndalimit Gora nuk e ka pranuar akuzen, por ai njihej si lojtar i rregullt i pikes. Hetimet po i kryen prokuroria per te zbardhur plotesisht shkaqet e ngjarjes dhe motivet.