E Shtunë, 31 Tetor 2026

Menduh Thaçi: Maqedonia në prag shpartallimi

Sipas kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, i gjithë faji bie mbi qeverinë e kryeministrit Gruevski.“Kam deklaruar një vit më parë që Maqedonia do shpartallohet dhe do të ketë shumë probleme. Më vjen shumë mirë që këtë fakt e konstaton edhe bashkësia ndërkombëtare. Provokimet shumë të ulta që u bëhen shqiptarëve nga ana e qeverisë së Maqedonisë kanë një qëllim të fshehur, që fajin e destabilizimit t’ua veshin shqiptarëve. Diskriminimi që u bëhet shqiptarëve është problemi kryesor i Maqedonisë dhe jo proceset integruese në BE”, tha Thaçi.Menduh Thaçi shprehet më tej se deputetët e partisë së tij do të ndërpresin bojkotin dhe do të kthehen në parlamentin maqedonas.                                                                                              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›