E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërndanin lëndë narkotike, në pranga 4 persona

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 4 shpërndarës të lëndës narkotike. Arrestimi i tyre u bë në kuadër të  operacionit “Baçia” të zhvilluar mbrëmjen e djeshme nga specialistët e seksionit kundër narkotikëve. Të ndaluarit janë Armando Canaj, 33 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, Jetnor Ademi, 24 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë,  Alban Demiraj, 28 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, Endri Avdyli, 26 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjerin realizonin shitjen lëndëve narkotike, kryesisht e llojit heroinë, aktivitet të cilin e shtrinin në zona të ndryshme të kryeqytetit si zona e Spitalit, Selvia, Linz - Teleferik, “Rruga e Elbasanit”, Stacioni i Trenit, Rruga “Fortuzi” si dhe Shkollën e Mesme të Përgjithsme “Partizani”.

Pas ndalimit, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës
materiale lëndë pluhur e dyshuar narkotike e llojit “Heroinë”, e ndarë
në 8 doza me peshë 4 gr; 0.5 grame lëndë pluhur me ngjyrë të bardhë e
dyshuar narkotike e llojit “Kokainë”, automjete “Foristradë Patrol” me
targë TR2831 F, “Opel Astra” me targë TR4392 N dhe “Fiat Punto” me targë
TR0580 N; 7 telefona celular të llojeve të ndryshme së bashku me kartat
SIM brenda tyre dhe 20 karta telefonike SIM të kompanive të ndryshme.
Arrestimi i tyre u bë pas një hetimimi rreth 6 mujor të nisur vitin e
kaluar kur policia arrestoi Eneid Gorishtin dhe Fisnik Komanin me akuzën
e shpërndajrjes së lëndëve narkotike si dhe 4 shtetas të tjerë të cilën
janë proceduar në gjendje të lirë.

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›