“Humba djalin, durova! Humba gruan, desh vdiqa por shpëtova”- Spartak Ngjela: Kur humba atdheun, depresioni më fundosi në pesimizëm të thellë! Mbajeni mend
Avokati Spartak Ngjela ka reaguar në rrjetet sociale mbi protestat që po ndodhin në Tiranë e mbarë vendin nga të rinjtë.

Sot ishte një tjetër protestë ku pati një dhunë të madhe policore dhe terror në lagjet e Tiranës. Kudo kishte të mitur shtrirë për tokë që qëlloheshin me shkopa gome dhe shkelma.
Ngjela ka shkruar në facebook një shprehje nga shkrimtari dhe përkthyesi Mitrush Kuteli, e cila tregon se brenga më e madhe e shqiptarit është humbja e atdheut.
Reagimi i Spartak Ngjelës:
Humba djalin, e durova
Humba gruan desh vdiqa, por shpëtova.
Por kur humba atdheun, depresioni shpirtëror më fundosi në një pesimizëm shumë të thellë.
Mbajeni mend se:
Këtë e kanë thënë shqiptarët e mëdhenj.