Inter fiton gjysmëfinalen e parë

Inter është skuadra fituese e ndeshjes së parë gjysëmfinale në Ligën e Kampioneve, duke kaluar 3-1 Barcelonën në San Siro. Në një ndeshje taktike, kontrolli i madh i topit pak i ka shërbyer katalanasve, që janë rikuperuar pas avantazhit të Pedros, nga tre gola të zikaltërve. Megjithatë, Jose Mourinho, mendon se asgjë nuk është e përfunduar.
'Shanset janë 50-50, cdo gjë mund të ndodhë, por këtë mbrëmje ne nuk po ëndërronim, ndodhi vërtetë, luajtëm kundër Barcelonës dhe fituam. E merituam fitoren. Por ka një ndeshje për tu luajtur në Barcelona ku gjithcka mund të ndodhë,' u shpreh Mourinho. Barcelona vuajti shumë apatinë e ish-sulmuesit të Inter, Zlatan Ibrahimovic dhe një Messi gjithnjë larg aksionit, ashtu si katlanasit nuk e kishin parë asnjë herë këtë sezon, por pavarëisht kësaj Guardiola mbron futbollistët e tij dhe nuk shqetësohet për humbjen e pësuar.
"Përgëzoj kundërshtarin, se luajti shumë mirë, ndërsa ne nuk e qarkulluam topin si duhej. Kështu urime Interit dhe shpresojmë të bëjmë më mirë në kthim. Jam krenar për lojtarët e mi, vecanërisht për Messi dhe Ibrahimovic, sepse luajtën mirë dhe tani duhet vetëm të shohim përpara”, komentoi Guardiola. Golat e shënuar nga Uesley Sneijder, Maicon dhe Diego Milito e bëjnë më emocionuese sfidën në Kamp Nou, por ndërkohë, ky rezultat e bën Inter të jetë një hap larg finales së muajit të ardhshëm në Madrid
Eno Skarço < I mëparshmi