E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërron jetë ish kreu i komitetit olimpik, Samaranch

Ka vdekur ne moshen 89 vjecare ish-presidenti legjendar I Komitetit Olimpik Nderkombetar Juan Antonio Samaranch. Ai ishte shtruar ne kliniken Queron te Barcelones te dielen e shkuar per shkak te problemeve ne zemer, por ka nderruar jete sot ne oren 13:45. Samaranch kishte lindur 17 qershor te vitit 1920 ne Barcelone, ndersa jeta e tij sportive do te niste si lojtar i hokeit ne piste.

Ai do te ngjiste ngadale hierarkine e sportit spanjoll dhe do te zgjidhej presidenti i pare i komitetit olimpik te Spanjes. Ne vitin 1966 ai do te behej anetar i komitetit olimpik nderkombetar, ne te njejten kohe kur ishte dhe ambasadori i vendit te tij per Bashkimin Sovjetik dhe Mongoline. Ne vitin 1980 ai do te zgjidhej president i komitetit olimpik nderkombetar, ku do te perballej me shume probleme sa i perket bojkotimit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Lojrat Olimpike te Moskes, qe u pasuan nga bojkoti i Bashkimit Sovjetik ndaj Lojrave te Los Angeles. Po ashtu ai sheshoi problemet ne lidhje me zgjedhjen e Korese Se Jugut per te zhvilluar Olimpiaden e vititi 88-te dhe te gjitha keto i dhane Samaranch epitetin si “zoteria e pese rratheve”. Ai mbajti postin e olimpizmit per 21 vjet, kur ne vitin 2001 u zevendesua nga belgu Jacque Rogge. Edhe ne vitet qe pasuan ai do te ishte aktiv ne ceshtjet e olimpizmit boteror. Juan Antonio Samaranch do te ndahej nga jeta mesditen e sotme pas nje ataku kardiak.

Nertan Prifti < I mëparshmi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›