Humbësi i Vitit
Ai megjithatë kishte arritur të zgjidhet President i Kosovës, në raundin e tretë të votimit, pas një pauze, duke marrë 62 vota, 4 kanë votuar kundër, ndërsa 1 votë është shpallur e pavlefshme.
E në konfuzionin e krijuar në seancën e Parlamentit, pas zgjedhjes President, Pacolli është kthyer sërish në ulësen e deputetit, ku ka ngritur dorën për të votuar për Qeverinë Thaçi. Sido që të jetë, Lidhja Demokratike e Kosovës kishte dërguar në Gjykatën Kushtetuese zgjedhjen e Pacollit, e cila kishte konstatuar se Kuvendi nuk ka ndjekur procedurat kushtetuese me rastin e zgjedhjes së Presidentit.
Pas kësaj, Pacolli ishte detyruar ta lëshojë Presidencën më 30 mars, pa dhënë dorëheqje. Më pas, ai ka marrë postin e Zëvendëskryeministrit të Parë në Qeverinë Thaçi, ku ndodhet edhe tani. E kur flet për largimin e tij nëpër intervista, shihet se pozita e njeriut të parë të shtetit i ka mbetur goxha merak.