E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania po i vjedh talentët

Fabio Capello e ka akuzuar Gjermaninë se po i vjedh talentët e futbollit, sidomos ata me origjinë turke.

Përfaqësuesja angleze, të cilën e drejton italiani, kishte pësuar humbje në Botërorin 2010 pikërisht nga gjermanët, që në ekip kishin yje nga vende tjera si Mesut Ozil, Miroslav Klose e Lukas Podolski.

“Klubet e mëdha kanë skautë të fortë dhe i marrin lojtarët, të cilët i bëjnë të mëdhenj, pa menduar për kombësinë e tyre. pastaj iu japin pasaportën e re. Gjermania ka 5 lojtarë turk dhe mënyra se si i marrë ata, nuk është e ndershme”, theksoi trajneri italian.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›