E Diel, 1 Nëntor 2026

Humbësit që diktojnë në mënyrë ultimative

Që e majta i ka humbur zgjedhjet, këtë e shpreh me gjykim të shëndoshë édhe pjesa më elitare e PS-së. Se Edi Rama e çoi këtë formacion politik nga përçarja në përçarje. Pra, LMN-ja ose Lëvizja për Mendimin Ndryshe i është kundërvënë Kryetarit që humbi zgjedhjet, sepse e ka të qartë këtë zvetënim të PS-së. Tanimë qeverisja paszgjedhore, me bashkëpunimin e LSI-së, me të cilën e bashkon aspirata integruese, është solide dhe nuk impresionohet nga çirrmat dhe ofshamat e të dy beqarëve të staxhionuar, pa familje dhe pa ndjenjën e një familjeje të  përbashkët që është pushteti sovran, i përkufizuar si Shtet ligjor. Por msorespektimi i ligjit u qartësua përbrenda PS-së, kur Edvini kërkoi dorëheqje të parevokueshme nga paraardhësi i tij, - në bazë të nenit 28 të Statusit të PS-së, - ndërsa e shkeli me këmbë këtë nen për veten e tij.
Euforik për fushatën zgjedhore  pa kufij kohorë për veten, në bredhjet në të gjithë vendin, me pompozitet e me autobusë shoqërues, për propagandë retorike  e me të njëjtat fjalë për t’u dhënë leksione bajate fshatarëve, ai i personalizoi zgjedhjet. I përbuzi edhe aleatët e vegjël. U tregua joluajal ndaj LSI-së. Dhe i caktoi një për një dhjetëra mijëra komisionerë të aftë dhe syçelët të cilët i denoncoi për gjyq, kur humbi zgjedhjet e 23 qershorit 2009.
Dy muaj të tjerë pas vendimit përfundimtar të KQZ-së, kryetari mandatprerë mbeti si i hutuar, gjithmonë në funksion të ruajtjes së ofiqit të kreut të PS-së. Pastaj u bë i padurueshëm me klithmat për të mos hyrë abuzivisht në parlament dhe për të rishqyrtuar kutitë e votimit. Bojkot tërësor, i papranueshëm nga  të gjitha instancat ndërkombëtare demokratike. Madje lejtënanti i tij, Gramozi, kërkonte të bënte zap edhe faktorin ndërkombëtar: “Të mos përzihet në punët tona!”.
Të gjithë këtë panoramë politike bën sikur nuk e njeh personi mitoman dhe i pavotuar, Spartak Ngjela. Në të vërtetë ky është  subjekti i shkrimit tonë të sotëm. Ngjela ka arritur në paranojë, në ethet e tij anarkiste. Ka shpallur se për një javë do të përmbyste qeverinë. Pastaj profecia e tij e zezë arriti që të deklaronte se brenda tri-katër ditëve të përmbyste qeverinë nëse nuk gjente vend ultimatumi që të hapen kutitë e votimit. U dëshmua se është nul në interpretimin ligjor, me retorikën e tij të çmendur të shpërthimeve kundër Berishës. Spartaku ende nuk di të shprehet se në kompetencë të kujt është (ka qenë, për saktësi), e drejta ligjore për këtë hapje. Sipas kodit zgjedhor këtë detyrë ligjore e kishte KQZ-ja. Dhe vetëm nëse Komisionet vendore kishin shprehur papajtueshmërinë e tyre në raportin shoqërues. Duke u gjendur në raporte të tilla miratuese, KQZ-ja ka marrë vendime me unanimitet: 7:0. Mos të harrojmë se kodi zgjedhor përmban firmën e Edvin Ramës. Tani kujt i kërkohet kjo hapje? Dr. Berisha është kryeministër dhe kryetar i PD-së. A njeh ndonjë klauzolë ligjore, apo ndonjë rregullore, së paku, ky poterexhi i etur për protagonizëm, Spartak Ngjela, që t’i japë të drejtë ligjore kryeministrit apo kryetarit të partisë në fuqi, që të dekretojë hapjen e kutive të votimit?
Në të vërtetë edhe vetë Rama, - të cilit Spartaku tani i përngjitet sikur të jetë numri dy i partisë së tij, - është shprehur se ky veprim nuk kërkohet për ndryshim mandatesh, por për hir të zgjedhjeve të ardhshme, që të kemi numërim të saktë! Kjo do të thotë shumë zhurmë për asgjë! Le të shqyrtohen kritere më bindëse, atëherë, për zgjedhjet e ardhshme, ndërsa bojkotohen, qysh tani, edhe këto zgjedhje!
Ngjela nuk është edhe aq platonik. Ai kërkon ta rrëzojë qeverisjen brenda kaq e aq ditësh. Tani ky aventurier politik duhet të përgjigjet, se afati skadoi dhe qeverisja vazhdon!Atij nuk i mbetet veçse tërhiqet fare nga fushata e profecive të parealizueshme.
Arrivizmi dhe psikopatia për të qenë një personalitet i dorës së parë, janë analizuar edhe më parë nga shumë analistë. Të folurit e tij tërë gjestikulacione janë shqyrtuar kohë më parë, duke u bërë objekt humori edhe në Fiks! Kur njeriu kaplohet nga të folurit mjegullor, thuajse të pakuptueshëm, kërkon ta qartësojë frazën përmes duarve, zgurdullimit të syve,  mimikës së tepruar, zërit të ngritur në stratosferë. Nuk mungojnë edhe retorika monotone, si: “Kjo është kështu. Absolutisht kështu. Pa asnjë diskutim. Pikë. Mbaroi!”. Argumente janë këto? Tipa të tillë janë megalomanë të shkallës sipërore. “Unë jam avokat, njohës i ligjeve. I përkas së djathtës liberale. (...) Ai biznesmen ishte një injorant, i ndërtuar nga shteti. Çfarë duhet më shumë se kaq?”. (“Shekulli”, intervistë e datës 9 shtator, me titullin: “Opozita: Asnjë lëshim për hapjen e kutive” ). Le të vihet re: “Ai ishte (...një sharje)”. I rënë në dashuri me këtë “argument gozhdues”, siç ia dikton narcisizmi i tij, përfundon: - “Çfarë duhet më tepër se kaq?!”.
Sesa i djathtë është, këtë e dëshmon  kalimi nga PD-ja, si zëdhënës i saj, në ekstremin tjetër të majtizmit fanatik, që përfaqësohet nga kontingjentet e mëkatarëve të diktaturës, siç e tregojnë osanatë për apoteozën e E. Hoxhës, në Pezë (për të mos folur për kapërcimet pindarike, nga një fomacion politik në tjetrin).
Në intervistën e tij, gjejmë fraza si këto: “Nuk ka asnjë mangësi. Nuk ka pse të ketë mangësi. Absolutisht!” . Ai bie shpesh në silogjizmin fals. Nga dy parashtresa, që i merr si parakushte (premisa), nxjerr një përfundim të tretë. E kjo vazhdon, duke i shpërdoruar premisat, për të nxjerrë një përfundim të dytë. E kështu, me radhë, dalin përfundimet e gabuara, njërës pas tjetrës, duke rënë  viktimë e atij që përcaktohet në leksikografi si silogjizëm fals. Shihni ç’arsyetime: “Opozita nuk bën asnjë lëshim pa hapjen e kutive. Hapjen e kutive deri tani nuk e negocion. Kjo është deviza e opozitës dhe nuk ka pse të diskutohet (përse? Se është devizë e saj?!). Zgjidhja e krizës është artificiale, jo krizë politike, por një uzurpim politik. Një forcë politike që nuk ka fituar zgjedhjet, tregohet intransigjente (e papërkulur)  për verifikimin e rezultatit (forca politike, domethënë partia i verifikon zgjedhjet?!). Fakti që tregohet këmbëngulëse kundër verifikimit të rezultatit, provon hapur që rezultati është i manipuluar (e ka fjalën për qeverisjen e tanishme, por s‘i ka ajo atributet ligjore të verifikimeve). Fakti që rezultati është i manipuluar (KQZ-ja dhe faktori ndërkombëtar janë kundër këtij mendimi), tregon se qeveria nuk është ligjore (!), njerëzit nuk mund ta mbajnë! (Demek të bjerë qeveria. Por Rama thotë se nuk kërkon ndryshime mandati! I zoti e jep, tellalli s’e jep! Njëri gozhdës, tjetri patkoit!). Fakti që qeveria nuk është ligjore, njerëzit nuk mund ta mbajnë (domethënë ta marrë pushtetin PS-ja. Po ajo a do të jetë ligjore, me marrje të pushtetit pa zgjedhje, sikur të ishim në xhungël? Faktori ndërkombëtar dhe njerëzit, a e pranojnë qeverisjen me veprime rrugësh? Qoftë edhe me zgjedhje të reja? Vetë njerëzit me mend në kokë të PS-së, nuk i pranojnë këto silogjizma false!). Data 20 nëntor  është caktuar për t’i dhënë kohë qeverisë (Kush e kërkoi këtë kohë? ). Njerëzit në mitingje janë përfaqësuesit e 750.000 apo 800.000 vetave (Në mitingun e parë në Tiranë ishin 2000-2500! – me gjithë autobusët falas dhe dhjetëmijëshat në dorë! – korrupsion i hapur!). 20 nëntorin UNË e konsideroj ditën e madhe të festës për prosperitetin dhe demokracinë, gjithashtu (Demokracia e anarkisë!). UNË deklarova se zëri i tyre është zëri i Shqipërisë (Kush je ti? Një hiç prej hiçi! Një megaloman i pavotuar!). Kush nuk ka veshë për të dëgjuar, fatkeqësi për to (domethënë për ta!)”.
Kemi një shprehje: “Ja çdo të thotë të marrësh kot!”.
Zoti u ruajt mendt e kresë disa politikanëve! 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›