Intervista/Imami, pas vizitës në Pentagon: Kudo u vlerësua stabiliteti i Shqipërisë
Pjesëmarrjen e trupave shqiptar në Afganistani, administrata amerikane po finalizon strategjinë e saj për Afganistanin, ndërsa ju jeni është shprehur për një rritje të prezencës së trupave në Afganistan, kjo do të thotë më shumë trupa vitin e ardhshëm?
Deri tani kemi kryer detyrat detyra statike, ne do të përpiqemi që deri në 2014-tën, ne duhet të kemi një grup batalioni i cili të mund të ndërmarrë operacioni normale ushtarake, si çdo njësi tjetër e NATO-s. Për të shkuar deri atje ne mund të kryejmë një rrugëtim që ka edhe stacionin e tij. Fillimisht do të fillojmë nga viti i ardhshëm me një grup të vogël të forcave speciale, të cilat do të fillojnë me manovra joushtarake. Sigurisht kjo është një rrugë e gjatë e ushtrisë shqiptare forcat e armatosura kanë mbështetje e Kryeministri të Kuvendit shqiptar në këtë rrugë. Ne kemi një siguri shumë në këtë hyrje në NATO-s dhe sigurisht këtë siguri duhet ta paguajmë duke punuar për të merituar siguri. Çdo marrëveshje, çdo aleat të krijon siguri, por për këtë duhet të kontribuojmë.
Ndërsa Shqipëria ndodhet në reforma të rëndësishme në integrimin e BE, situata politike është tashmë një ngërç për shkak të bojkotimit të opozitës, PD ka bërë disa herë thirrje për kthimin në parlament kjo nuk ka funksionuar? Si e vlerësoni këtë situatë politike. Po PD-ja do të bëjë ndonjë ndryshim?
Gjatë qëndrimit tim në Uashington nuk dëgjova asnjë lloj mbështetjeje për bojkotin. Takova këshilltarin e Shtëpisë së Bardhë, zhvillova takime në Departamentit e Shtetit. Të gjithë bashkëbiseduesit u treguan të qartë dhe nuk kishin pyetje për zgjedhjet, nuk kishin pyetje për qeverinë, nuk kishin asnjë pikëpyetje për koalicionin. Sigurisht kudo edhe në Departamentin e Shtetit dhe në Departamentin e Mbrojtjes, u vlerësua posaçërisht kontributi i Shqipërisë në raportin me SHBA, por dhe raportet me NATO-n. Këtu është çështja e opozitës, është ajo që duhet të dijë se si të veprojë, besoj që edhe pas ngjarjeve të ditëve të fundit, është e qartë që gjithë komuniteti ndërkombëtar, nuk e mbështet bojkotin e PS.
Në deklaratën që ka bërë Ambasadori amerikan në Tiranë, Xhon Uithers, është artikuluar prej tij, nevoja për dialog, pra duhet të arrihet një kompromis?
Dialogu në pesë ditët e fundit nuk ka munguar në asnjë moment, rruga është e hapur, por në qoftë se nuk ka mbështetje nuk ka asnjë justifikim për bojkotin. Ndërkohë, opozita duhet të jenë në Parlament sepse prania në parlament është domosdoshme në një vend demokratik. Ko është një kërkesë e domosdoshme e atyre që votuan ato që janë sot në parlament, sigurisht që ne jemi të hapur për çdo dialog. Lidhur me kërkesat, kryeministri për kodin parlamentar ka thënë kur mund të ketë edhe shumicën dhe kryetarin, përsa u përket çështjeve të tjera nuk janë çështje për t’u zgjidhur në publik. Në qoftëse opozita ka fakte për çfarë ajo pretendon të shkojnë në prokurori, ne nuk kemi kuti për të hapur dhe sikur të duam nuk kemi si t’i hapim dot. Ky proces behet vetem rrugë legale.
Për sa i përket marrëveshjes së kufirit detar me mes Greqisë dhe Shqipërisë, qeveria akuzohet se ka dalë e humbur, sepse ka bërë lëshime. Doja një perceptimin tuaj për këtë marrëveshje kaq të rëndësishme. Debatet nuk zhvillohen në nivele institucionale ato shtrohen në media pastaj debatohet, ku ka dështuar qeveria në këtë pikë?
Qeveria nuk ka dështuar në asnjë vend nuk ka dështuar, por ka dështuar dialogu për shkak se opozita nuk është në Parlament. Në qoftë se opozita do të ishte në Parlament ne do të jepnim një përgjigje. Unë jam dakord që opozitës ti jepet përgjigje në Parlament. Marrëveshja është nënshkruar në maj, kur Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Jashtme bën transparencën. Sigurisht nuk pati përrëndim dhe normalisht, çështja u rihap kur u rihap Parlamenti, legjislatura e re. Ne si Ministri e Mbrojtjes dhe Ministri e Jashtme kemi ofruar të gjithë informacionin e nevojshëm për publikun në këtë drejtim. Kemi ftuar në qoftë se do të ishte e arsyeshme dhe ekspertët e partisë socialiste të cilët i kemi dashur ti këshillonim apo ti jepnim informacioni për gjithçka donin. Kjo çështje ka shkuar në rrugën institucionale ka vajtur në Gjykatën e Kushtetuese.
A do të lihet Gjykata Kushtetuese të shprehte për këtë çështje?
Absolutisht po gjykata do të shprehet dhe do të respektohet vendimi i saj. Në këtë pikë askush nuk ka fituar askush nuk ka humbur, është vënë një kufi si gjithë shtet kufitare kjo është për ti dhënë siguri vendit.
Rasti i Gërdecit tregoji lëvizshmërinë e municioneve, por dhe abuzime. A ka Ministria e Mbrojtjes mekanizmat për rregullim dhe si po shkon procesi?
Do të ishte e vështirë të flisnim për abuzime dhe gjëra të tilla. Çështja është duke u gjykuar. Ne si forca të armatosura duhet ti japim siguri vendit jo ti shkaktojmë probleme. Kjo është platforma ime, këtë platformë kam dhënë ditën e parë në ministri, kemi shqyrtuar të gjithë aparatin në ministri dhe organizimin e armatosura në mënyrë të kem kompetenca të qarta dhe përgjegjësi të qarta. Janë aktivizuar partnerët tanë, OSBE-ja dhe SHBA, së bashku me NATO-n. Ne po hartojmë një plan në mënyrë që shqiptarët të dalin nga kjo e keqa e madhe dhe të shpresojmë që nga municionet e tepërta që kanë qenë ëndrra të çmendura të diktaturës. Do të bëjmë që të mos kemi asnjë rrezik.
“VOA”