Humbet parate ne lojerat e fatit tenton vetevrasjen

BERAT- Nje 40-vjecar nga qytetit i Beratit ka tentuar ti jape fund jetes duke u vetevrare ndersa aktualisht ndodhet ne gjendje te rende shendetesore ne spital. Ermal Myftiu ka tentuar ti jape fund jetes me arme zjarri nderkohe qe ndodhet ne spital nen kujdesin e mjekeve. Humbja e nje sasie parash ne lojerat e fatit ka detyruar Myftiun te marre nje vendim fatal per jeten duke u qelluar me pistolete ne trup. 40-vjecari mbremjen e djeshme ka qene duke luajtur dhe pasi ka lene nje shume te madhe te hollash ka tentuar te vrase veten. Burime nga reparti i kirurgjise prane spitalit rajonal te Beratit bejne me dije se mbremjen e se henes rreth ores 2200 ka mberritur ne gjendje te rende shendetesore Ermal Myftiu me nje plage te marre ne kembe me arme zjarri. Bluzat e bardha jane vene ne gatishmeri te plote ku i kane dhene ndihmen e pare mjekesore 40-vjecarit dhe me pas e kane derguar menjehere ne spitalin e Tiranes per ndihme me te specializuar. Burime ne vendin e ngjarjes bejne me dije se 40-vjecari ka humbur nje shume te hollash ne bingo me pas eshte larguar me pretendimin per te marre leke te tjera. Gjendja e veshtire ekonomike ka bere qe ky i fundit te marre vendimin fatal. Myftiu eshte pare nga kalimtare te rastit prane lumit Osum te qytetit dhe me pas eshte larguar prej andej duke marre nje arme zjarri duke qelluar veten. Mesohet se kane qene shoket e tij te cilet e kane vene re se shoku i tyre eshte larguar por pasi nuk eshte kthyer me kane filluar dhe ta kerkojne ne qytet. Me pas e kane gjetur ne ane te lumit ne gjendje te rende shendetesore dhe me pas e derguan ne spital.